Dy policë, të cilët lëviznin me motor në kryeqytet, janë plagosur pasi mjeti i tyre është përplasur me një makinë.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”. Të dy policët, me detyrë inspektor, janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.
Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel