Jo vetëm Busquets dhe Alba, një tjetër “katalanas” drejt Interit të Messit

26/06/2023 17:16

Jo vetëm Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Lionel Messi mund të bashkohet tek Interi Miami me një tjetër “katalanas”.

Klubi që garon në elitën e futbollit amerikan (MLS) dhe ndodhet në pronësi të David Beckham, po tenton Gerardo Martinon për stolin.

60-vjeçari nga Rosario cilësohet si personi i duhur për të ringritur Interin në renditje. Pasi skuadra mban vendin e fundit në kampionat për momentin.

Nëse bisedimet mes palëve finalizohen me sukses, kjo do të ishte hera e tretë që Messi punon me “El Tata” Martinon, raporton Supersport.

Në fillim te Barcelona, më pas te kombëtarja e Argjentinës. Tani mund të gjejnë njëri-tjetrin në SHBA.

“Pleshti” në fushë dhe Martino në pankinë. Me objektivin për të ringritur Inter Miamin dhe për të fituar sa më shumë me skuadrën nga Florida.

Top Channel