Indigjenët mbrojnë imjantin e naftës, ‘ambjentalistët’ kërkojnë ta largojnë nga Amazona ekuadoriane (fotot)

26/06/2023 19:46

Grupe mjedisore po përpiqen të organizojnë një referendum për ndalimin e impjanteve të naftës në parkun kombëtar të Yasuni në Amazonë ne Ekuadorit, edhe pse komunitetet lokale indigjene, pronare re tokës, thonë se përfitojnë prej tyre dhe nuk kanë dëm.

“Sikur të mos ishte për vendet e punës me naftën nuk do të kishim arsim, kujdes shëndetësor apo mirëqenie”, thotë Panenky Huabe përfaqësues i komunitetit vendas indigjen Kawymeno Huaorani.

Një grup grash indigjene Waorani paralajmëronin ambjentalistët me një “vallë tradicionale lufte” të mos afroheshin në impjantin e naftës, teksa puna në të është ndërprerë prej referendumit që do të zhvillohet në gusht.

“Ne nuk do të lejojmë ata ‘kowori’ (të huaj) që të hyjnë në bllokun 43″ tha lideri i grupit Waorani, Felipe Ima, teksa përkthente këngën e performuar nga shtatë gra në mbështetje të kompanisë së naftës në zonë.

Të shoqëruara nga një luftëtar me heshtë, gratë e kapura për dore kërcenin gjysmë të zhveshura, të mbuluara me kurora gjethesh, para hyrjes së platformës Ishpingo A.

Lideri vendas Ima tha: “Ata u kërkojnë autoriteteve kufizime apo konsultime, por të zotët e kësaj toke janë populli Waorani dhe jo ata që nuk janë nga këtu”.

Në mesin e një bimësie të dendur qëndron pusi dhe një nga platformat e naftës ITT që prodhon 57,000 fuçi në ditë, duke kontribuar në kërkesën vendase të Ekuadorit.

Kushtetuta e vendit njeh pronësinë kolektive të popujve indigjenë si formë e lashtë organizimi, por ruan të drejtën e shtetit për nëntokën, shkruan AFP.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA