Familjarë, miq, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore të dy viktimave nga Peja, të cilët vdiqën si pasojë e përmbytjeve nga vërshimet.

Në emër të presidentes Vjosa Osmani, ngushëllime familjarëve u ka shprehur këshilltari ushtarak i saj, gjeneral Sefer Isufi.

“Me dhimbje të madhe kam përgjegjësinë e lartë që në emër të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu të ju lexoj telegramin e ngushëllimit të adresuar nga Presidentja Osmani. Jam thellësisht e tronditur nga lajmi për ndarjen tragjike nga jeta e më të dashurve tuaj, Mirsada Ademaj dhe birit të saj, Dionit. Lajmi për vdekjen e tyre si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut dhe vërshimeve e kanë prekur thellë në zemër secilin qytetar të Kosovës”, tha Isufi.

Komuna e Pejës ka pezulluar të gjitha aktivitetet duke e shpallur sot ditë zie, në nderim të viktimave.

Dy anëtarët e familjes Ademaj, nëna dhë fëmija 5 vjeç nuk arritën t’u shpëtojnë përmbytjeve natën e 24 qershorit kur qyteti i Pejës u përball me vërshime si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA