Foto-lajm/ Safet Gjici dhe vajza që e filmoi brenda në Gjykatë, i ndan një xham
26/06/2023 13:39
Sot jepet masa për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin dhe vajzën në video skandal, Alma.K.
Të dy ndodhen brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme, ndërsa sikurse duket në foto, i ndan një xham.
Gjykata ka njoftuar se masa e sigurisë për Safet Gjicin do mbahet në orën 13:00 me dyer të mbyllura.
Vajza e cila u shfaq në video me ish-krybashkiakun, u përpoq t’i shmangej pranisë së mediave që të mos filmohej, duke vendosur çantën e saj para fytyrës kur hyri në Gjykatë.
Ajo është e dyshuar për çështje korrupsioni me tendera. Pritet që Prokuroria e SPAK të kërkojë ‘arrest me burg’ për Safet Gjicin dhe arrest shtëpiak për Alma K.
Top Channel