Festa e beqarisë kthehet në alarm publik në Itali pas ‘pengmarrjes së inskenuar’ të dhëndrit (fotot)

26/06/2023 17:37
Foto ilustruese

Dhëndri që nuk e kishte idenë e shakasë së përgatitur, u mor me forcë dhe u fut në një furgon nga shokët me fytyra të maskuara, pushkë me ajër dhe helmeta në kokë.

Prandaj dhe festa e beqarisë përfundoi me nëntë të rinj mendjelehtë të arrestuar për shkaktim të “alarmit publik” prej përfshirjes në shakanë e rrezikshme të organizuar mirë për “pengmarrjen e dhëndrit”.

Grupi i të rinjve nga 23 deri në 31 vjeç ishin armatosur me pushkë me ajër dhe maska të frikshme dhe u paraqitën në shtëpinë e shokut të tyre në Trofarello, një qytezë në periferi të Torinos, teksa e lidhën atë, i mbyllën gojën dhe e futën prapa një furgoni para se të largoheshin me shpejtësi.

Por shakaja e tyre nuk shkoi sipas planit.

Të rinjtë ‘shakaxhinj’ raportohet se ishin hequr si “terroristë të ISIS” dhe menjëherë qyteza vërshoi në telefonata emergjence drejt autoriteteve, ndërsa një e moshuar që kishte parë skenën nga dritarja raportohej se i kishin rënë të fikët.

Policia kishte ngritur postblloqe në zonë për kapjen e “pengmarrësve” dhe “lirimin e pengut” të tyre.

Zyrtarët kishin gjetur furgonin të parkuar në shtëpinë e një prej autorëve, me dhëndrin ende brenda, i cili nuk dinte se bëhej fjalë për shaka, shkruante rrejti vendas ‘Torino Today’.

Policia sekuestroi armët e rreme, helmetat dhe maskat me simbole të improvizuara të ISIS, ndërsa autorët naive që kërkonin zbavitje pa llogaritur pasojat në komunitet, u akuzuan për panik në publik, shpërdorim të burimeve të policisë.

FOTO GALERI
2/3
Autorët naive që kërkonin zbavitje pa llogaritur pasojat në komunitet, u akuzuan për panik në publik, shpërdorim të burimeve të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA