Bujqit e Grabjanit në Divjakë po e korrin grurin duke e ditur se çmimi që do ta shesin, është i ulët.
Skënder Hoxha vitin e kaluar mbolli 40 dynym sipërfaqe me grurë por këtë vit ai e shtoi sipërfaqjen pas thirrjes se ministrisë se bujqësisë por çmimi u përgjysmua.
Çmimi që kërkohet prej 2800 lekë që sipas Skënderit nuk justifikon as koston.
“Pata 40 dynym grurë, e shtova sipërfaqen se na tha Minsitrja mbillnigrurë se do ju suvbvencionojmë, këtej rri gruri e fle” tha Skender Hoxha, bujk.
Ndryshe nga viti i kaluar ku ai e shiti grurin me 50 mijë lekë ku këtë vit çmimi është përgjysmuar gjë që nuk i leverdis ta shesë. Për më shumë se katër ditë Skënderi po fle në bashke me grurin e korrur ne pamundësi për ta magazinuar dhe pa interes për ta shitur.
Por si Skënderi janë dhe qindra fermerëve të tjerë të cilët nuk janë dakord me çmimin dhe ne mungese të ambienteve magazinuese ata e kane hapur grurin ne ambientet e pallateve dhe oborreve duke bere roje dite e nate ne prite te rritjes se çmimit te grurit.
“Mbollëm shtatë hektarë grurë, plehun e kemi blerë me 130 mijë lekë kuintalin dhe ja ku e ke nuk kemi ku ta mbajmë do e fudim tek shpia ku ta çojmë në vend tjetër.”– tha një tjetër.
Por shumë të tjerë e kanë lënë arën pa korrur në pritje të rritjes së çmimit.
Top Channel