Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi përdorimin e drogës në nivel global, del në përfundime shqetësuese.
Sipas ekspertëve të OKB-së, më shumë njerëz janë duke injektuar droga ilegale nga sa mendohej paraprakisht. Në total, 13.2 milionë persona llogaritet të kenë injektuar narkotikë në 2021, 18 për qind më shumë nga sa vlerësohej përafërsisht. Zyra e OKB-së për Lëndët Narkotike dhe Krimin pohon se tregun e dorgave të paligjshme e mbizotërojnë aktualisht, substancat sintetike sikurse fentanili dhe metamfetamina.
Agjencia me seli në Vjenë thotë se në botë, numri i përdoruesve të drogës është rritur me 23 për qind, dhe çrregullimet e lidhura me përdorimin e saj janë shtuar në masën 45 për qind brenda një dekade, duke prekur shifrën 40 milionë. Më të cenueshmit sipas raportit, janë personat me çrregullime të shëndetit mendor, ata me kushte jo të mira socio-ekonomike dhe të rinjtë.
Një prirje më e madhe drejt përdorimit të narkotikëve, ekziston sipas studimit në Europën Lindore dhe Amerikën e Veriut, ndërsa ajo është më e ulët në Azi. Rezulton po kështu se meshkujt kanë pesë herë më shumë mundësi që të injektojnë droga dhe t’i nxisin partneret e tyre që ta fitojnë shprehinë e njëjtë. Një në pesë persona gjithashtu konsiderohet të ketë qasje të lehtë tek lëndët narkotike.
Top Channel