Emri/ Plagosja me thikë në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark
Në Tiranë janë arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale dhe dy të tjerë për mos respektim të rregullave të qarkullimit.
Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik në rrugën “Pandi Dardha”, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla të kokainës.
Gjithashtu një 57-vjeçar dhe një një 25-vjeçar të dy banues në Kamëz, janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
Një 35-vjeçar, banues në Tiranë është arrestuar, pasi në rrugën “Njazi Meka”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”;
Gjithashtu një 18-vjeçar, banues në Belgjikë është vënë në pranga pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen”.
Një 34-vjeçar është paraqitur në komisariat i cili ka kallëzuar se në rrugën “Ali Visha”, është kanosur me fjalë nga një shtetas që nuk e njeh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel