Begaj vizitë në Podgoricë! Merr pjesë në takimin e nivelit të lartë përmbyllës të Kryesisë së Radhës të Malit të Zi në SEECP

26/06/2023 18:18

Presidenti Begaj mbërriti sot në Malin e Zi, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë përmbyllës të Kryesisë së Radhës së Malit të Zi, në nismën e Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore.

Takimi organizohet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në Podgoricë, në mbyllje të Kryesisë së Radhës të SEECP-së nga vendi i tij.

Në këtë takim të nivelit të lartë, pritet të marrin pjesë presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm nga 13 vendet anëtare të nismës, si dhe nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, presidenca aktuale e BE-së, dhe nga Komisioni Evropian.

Me këtë rast, Presidenti Begaj, i cili kryeson dhe delegacionin shqiptar në këtë takim pritet të mbajë nesër dhe një fjalë me mesazhet kryesore të fokusuara në nevojën e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në këto momente plot sfida e kërcënime.

Presidenti Begaj, pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë nga vendet anëtare të nismës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA