Arabia ‘toka e premtuar’, joshet edhe futbollisti i Romës

26/06/2023 09:31

Arabia Saudite po shndërrohet në ‘tokën e premtuar’ për shumë futbollistë, teksa pas Cristiano Ronaldos në janar, këtë verë janë transferuar atje edhe emra si Koulibaly, Kante, Mendy, Benzema, etj.

Por nuk mbaron këtu, pasi skuadra e Al Nassr është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të mesfushorit kroat të Interit, Marcelo Brozovic, që është joshur nga milionat arabe për t’u larguar nga futbolli europian.

Së fundi, edhe anësori italian i Romës, Leonardo Spinazzola ka marrë një ofertë mjaft joshëse për t’u bashkuar me arabët e Al Hilal. Mediat italiane raportojnë se mbrojtësit i është ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ose më shumë se 3-fishi i asaj që merr aktualisht re Roma.

Vetë mbrojtësi anësor duket i gatshëm të ‘fluturojë’ drejt Arabisë Saudite, por pritet që Al Hilal të gjejë akordin edhe me Romën, që në kushtet aktuale do të ishte gati të hiqte dorë në rast të një oferte prej 10-15 milionë eurosh.

Vlen të theksohet se në rreshtimin 3-4-2-1 të Mourinhos, në krahun e majtë mund të aktivizohen edhe futbollistë të tjerë si Vina, Zalewski e El Sharawi, ndaj divorci me Spinazzolën nuk do të ishte shumë I dhimbshëm për verdhekuqtë./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA