
24/02 23:02
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur me udhëheqësin amerikan Joe Biden për ngjarjet dramatike në Rusi.
Gjatë telefonatës, presidenti ukrainas tha se rebelimi i shkurtër – gjatë së cilës trupat nga Grupi Wagner u drejtuan për në Moskë – kishte ekspozuar dobësinë e sundimit të Vladimir Putin.
Përmes një deklarate të mëvonshme për mediet, Zelensky bëri thirrje që të ushtrohet presion global ndaj Rusisë.
Ai tha gjithashtu se ai dhe presidenti i SHBA kishin diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit të mbrojtjes – me theks në armët me rreze të gjatë.
Top Channel