Punëtori bie nga karroceria e kamionçinës, shoferi largohet pas aksidentit/ Nën hetim dy persona

25/06/2023 09:56
Foto ilustruese

Dy persona në Bulqizë janë nën hetim në gjendje të lirë pas një ngjarjeje qqë ndodhi dy ditë më parë.

Më datë 23 një punëtor është rrëzuar nga karroceria e një kamionçine dhe ka mbetur i plagosur.

Shoferi i kamionçinës 56-vjeçari E. K., është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Ndërsa 31-vjeçari K. K., ka punësuar në mënyrë të paligjshme punëtorin me iniciale D.D.

Sipas policisë së Bulqizës për të dy këta persona, banues në Maqellarëë, janë referuar materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA