Krujë/ Goditën me çekiç 41-vjeçarin! Arrestohet njëri nga vëllezërit, tjetri në kërkim

25/06/2023 10:47
Foto ilustruese

Dy vëllezër kanë goditur më çekiç një 41-vjeçar në Thumanë të Krujës, i cili ndodhet jashtë rrezikuar për jetën.

Policia Krujë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë njërin nga vëllezërit 25-vjeçarin L. J., ndërsa është shpallur në kërkim vëllai tjetër 34-vjeçari A. J., të dy banues në Thumanë.

Dy vëllezërit për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, janë konfliktuar me 41 vjeçarin A. H., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çekiçi i përdorur gjatë ngjarjes.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA