Haradinaj: Të gjithë ta ndihmojmë Pejën në këtë katastrofë natyrore
25/06/2023 18:11
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar lagjet e përmbytura në Pejë, ku e konsideroi të dhimbshme lajmin për vdekjen e qytetarëve si shkak i vërshimeve.
Përmes një prononcimi për mediet pas vizitës së familjarëve të prekur nga përmbytjet, Haradinaj tha se duhet angazhim i të gjithëve, pasi dëmet janë shumë më të mëdha.
I ndalur te situata në komunë, Haradinaj tha se Peja duket si pas vitit 99, kur ishte e shkatërruar nga lufta.
Mbrëmë, një grua dhe djali saj pesë vjeç vdiqën si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.
Top Channel