Lufta për pushtet mes presidentit Putin dhe kreut të ushtrisë së rekrutëve, Jevgeni Prigoshin që nisi marshimin drejt Moskës merr fund me një ujdi.

Kremlini konfirmoi, se akuza kundër Prigoshin është tërhequr.

Asnjë dënim për Jevgeni Prigoshin dhe ushtarët e tij të trupës Wagner, tërheqje në Bjellorusi – për këtë kanë rënë dakord Kremlini dhe kreu i trupës Wagner, Jevgeni Prigoshin. Nga ana e tij Prigoshin i jep fund kryengritjes.

Sipas të dhënave, Prigoshin do të shkojë në Bjellorusi, e ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë. Trupat Wagner janë tërhequr nga Rostovi dhe janë kthyer në kampet e tyre. Luftëtarët e trupës Wagner nuk do të ndiqen penalisht. Ujdia u ndërmjetësua nga kreu i shtetit bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Lukashenko ofroi ndihmën e tij, pasi e njeh Prigoshin prej 20 vjetësh.

Sipas televizionit gjerman, ARD, Putini do ta ketë të vështirë të shpjegojë zhvillimet e së shtunës në Rusi. “Prigoshin do të shkojë në Bjellorusi, por nuk dihet në cilin funksion.”

Sipas zëdhënësit, Peskov, Putin nuk do të mbajë një fjalim të ri. Vetëm mëngjesin e së shtunës, Putin foli në fjalim për tradhtarë dhe një thikë pas shpine, dhe tani të gjithë rebelët largohen pa asnjë ndëshkim, shkruan ARD. Në Rusi është marrë seriozisht marshimi i Prigoshin. Në Moskë u morën masa kundër terrorit, u publikuan pamje si u hapën hendeqe në autostrada, që të pengoheshin trupat  Wagner.

Sipas ARD, tolerimi i një ushtrie private si ajo Wagner lidhet me atë që Putini monopolin e pushtetit të shtetit gati e dorëzoi në duar private. Prigoshin u tolerua dhe u lejua të bënte punët e pista. Si në Ukrainë, në Siri, apo Afrikë. Zhvillimet dramatike të së shtunës janë një “goditje e rëndë për imazhin e Putinit”./ DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA