Diplomati i lartë rus viziton Pekinin mes trazirave në Moskë

25/06/2023 16:50

Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi këtë të dielë një takim në Pekin midis zëvendësministrit rus të Punëve të Jashtme, Andrey Rudenko, dhe diplomatëve të lartë të Kinës.

Në deklaratë thuhet se Rudenko u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme kineze Qin Gang dhe zhvilloi “konsultime të planifikuara” me zëvendësministrin e jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, Ma Zhaoxu.

Sipas deklaratës, diskutimi përfshinte edhe trazirat në Rusi gjatë rebelimit të hapur të grupit mercenar Wagner.

“Pala kineze shprehu mbështetjen për përpjekjet e udhëheqjes së Federatës Ruse për të stabilizuar situatën në vend në lidhje me ngjarjet e 24 qershorit dhe ripohoi interesin e saj për forcimin e unitetit dhe prosperitetin e mëtejshëm të Rusisë”, thuhet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA