Chelsea ka gjetur në La Liga pasardhësin e Kai Havertz. Gjermani do të transferohet tek Arsenali, për një shumë që sillet rreth 75 milionë eurove.
Ndërkohë, “Blutë e Londrës” janë gati të zëvendësojnë me Nicolas Jackson, sulmuesin 22-vjeçar të Villarealit. Investim që prek shumën 40 milionë euro.
Senegalezi shënoi 12 gola në kampionatin spanjoll në edicionin e fundit, në 26 takime të zhvilluara. Ndërkohë që regjistroi edhe katër asiste për shokët e skuadrës.
Edhe pse kishte oferta të ndryshme, si nga Leipzigu dhe Milani, Jackson zgjodhi Chelsea. Sulmuesi afrikan ka kryer sot vizitat mjekësore.
Dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i zbarkimit të tij në “Stamford Bridge”. Jackson është një sulmues i shpejtë, me një teknikë të mirë dhe ka një goditje të fortë.
Fundi i sezonit ishte fantastik për të, me lojtarin senegalez që u shpall më i miri i La Liga-s gjatë muajit maj. Jackson do të firmosë deri në vitin 2031 me Chelsea.
Top Channel