26/12 22:29
Trupat Wagner kanë filluar të largohen nga Rostov-on-Don, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.
Katër kamionë janë larguar, por tanket dhe pajisjet e tjera të rënda kanë mbetur, sipas medias.
Për pjesën më të madhe të ditës së sotme, qyteti jugor rus ishte në qendër të “marrëveshjes” së Wagner. Mercenarët e Wagner hynë në qytet në orët e para të së shtunës dhe thuhet se morën komandën ushtarake rajonale.
Kreu i grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin ra dakord që të tërheqë pas trupat e tij që u nisën drejt Moskës pas ndërhyrjes së presidentit bjellorus, Aleksandar Lukashenko.
Trupat e Wagner iu afruan Moskës për rreth 200 kilometrave brenda një dite, sipas deklaratës së Prigozhin.
Top Channel