Tragetet norvegjeze ndalojnë automjetet elektrike në bord prej zjarrit të pakontrollueshëm të baterive (fotot)

24/06/2023 17:53

Kompanitë thonë se nuk janë të pajisur për të luftuar zjarret e baterive litium-ion gjatë lundrimit.

Dy kompani tragetesh në Norvegji kanë thënë se nuk do të transportojnë më automjete elektrike në bordin e trageteve të tyre pas një hetimi të brendshëm që tha se zjarret që shpërthejnë në bateritë e këtyre mjeteve nuk mund të shuhen gjatë lundrimit dhe rrezikojnë të gjithë tragetin.

Kompanitë thonë se mund të transportojnë automjete private me djegie të brendshme teksa të tjera kompani lundruese kanë ngritur shqetësimin e zjarreve nga bateritë e fuqishme të makinave.

Sondazhet thonë se shanset e një zjarri janë të njëjta si për makinat elektrike dhe ato me djegie të brendshme por te të parat, zjarri është shumë më tepër i fuqishëm dhe i vështirë për t’u vënë nën kontroll.

“Është vetëm një vlerësim sigurie dhe një konkluzion i analizës së riskut, e cila tregon se zjarret në makinat me djegie të brendshme mund të vihen nën kontroll me mjetet anti-zjarr që zotërojmë në bord”, tha përfaqësuesi i kompanisë Bent Martini, duke shtuar se zjarret në automjetet elektrike kërkojnë përpjekje dhe mjete shtesë, duke rrezikuar vetë anijen.

Problemi është përmendur së fundmi dhe nga linjat italiane të trageteve që po shqyrtojnë mundësinë e një mase të ngjashme ose të krijimit të linjave të specializuara të transportit.

Zjarret në automjetet elektrike kanë qenë shpesh në faqet e mediave prej ashpërsisë së tyre dhe pamundësisë së fikjes me pompat tradicionale zjarrfikëse të ujit.

FOTO GALERI
3/5
Zjarret në automjetet elektrike kanë qenë shpesh në faqet e mediave prej ashpërsisë së tyre dhe pamundësisë së fikjes me pompat tradicionale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA