Një pastor dyshohet se ka qëlluar gruan e tij dhe më pas veten pasi ka postuar në Facebook ku shkruan se nuk mund të jetë një burrë i përsosur, por është një njeri i familjes.
Pastori i Luizianës, Danny Prenell Jr, 25 vjeç, akuzohet se ka qëlluar gruan e tij, Gabrielle Prenell, 27 vjeçe, para fëmijëve të tyre në një hotel Hampton Inn, më pas ai e ktheu armën kundër vetes, tha shefi i policisë McComb, Juan Cloy.
Të shtënat ndodhën rreth orës 15:00 të së mërkurës, sipas Cloy.
Dy ditë më parë, Danny postoi një foto në Facebook me gruan e tij dhe me tre fëmijët e tyre të vegjël. Ai e etiketoi vendndodhjen në Hampton Inn & Suites McComb në Misisipi, ku ndodhën të shtënat.
“Unë mund të mos jem një burrë i përsosur, por do të jem gjithmonë një njeri i familjes”, shkruante në postimin e tij.
Danny dhe gruaja e tij u transportuan në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Misisipit, sipas një media të huaj dhe gjendja e tyre nuk bëhet e ditur.
Fëmijët e tyre janë nën kujdestarinë e Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve. Nuk dihet motivi i të shtënave.
Dhe një javë para kësaj, Danny postoi një foto për ditëlindjen e gruas së tij duke e quajtur atë mbretëresha e tij dhe se e do shumë dhe i ka kushtuar gjithë jetën e tij.
Top Channel