Ministria e Jashtme ka vënë në dispozicion numrat e ambasadës për shqiptarët në Rusi, pas situatës së tensuionuar të krijuar atje.
Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën e e-mailit.
“Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimesi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme. Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 që aktualisht gjenden në Federatën Ruse 🇷🇺 mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë:
☎️ +7 495 982-38 52 05 (3);
📲 + 7 929 968 05 38;
📧:[email protected]
❗Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën:
📧: [email protected]“, shkruan ministria.
Top Channel