Ministri Peci aksidentohet me makinë, pëson lëndime të lehta
24/06/2023 22:13
Ministri i Bujqësisë në Kosovë, Faton Peci ka njoftuar se të shtunën makina tij është përfshirë në një aksident.
Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të lehta, por pa pasoja serioze.
“Gjatë vizitave në teren sot vetura në të cilën ishim, u godit nga një veturë tjetër ku për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze. Ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim”, ka shkruar ministri në Facebook.
Top Channel