“Ka gjëra që më mërzisin, them do iki”/ Elvana Gjata në “Flasim”, rrëfen paragjykimet që e bëjnë të ndihet keq

24/06/2023 11:03

Këngëtarja Elvana Gjata tregon momentet e vështira të karrierës së saj, kur ka menduar të heqë dorë.

Në podcast-in, ku kryeministri Edi Rama qëndron si moderator përballë të ftuara, Elva rrëfeu për çastet kur është ndjerë e lodhur dhe e mërzitur.

Kryeministri Edi Rama: Ka patur një moment që ke thënë “Time to stop it”.

Elvana Gjata: Po, kam pasur. Në fakt kjo është shumë interesante sepse gjithmonë kam dashur ta prek këtë pjesë. Ka pasur momente që jam ndjerë kaq e lodhur dhe e mërzitur dhe e rënë, nuk gjeja më forcën, por është e çuditshme që pikërisht në atë moment i kam thënë vetes: në asnjë mënyrë. Çohu në këmbë dhe do vazhdosh përpara. Dhe kjo që them është shumë e sinqertë.

Elvana tregoi për gjërat që e mërzisin në Shqipëri, aq sa mendon edhe largimin nga vendi dhe shkaku kryesor janë paragjykimet që ndjen në shoqëri. Më mërzit mentaliteti, sidomos në lidhje me pozicionin e femrës në Shqipëri, tha artistja.

Kryeministri Edi Rama: Si ndihesh këtu?

Elvana Gjata: Kur jam këtu, ka gjëra që mërzitem, them do iki.

Kryeministri Edi Rama: Çfarë të mërzit? Çfarë të pëlqen dhe çfarë të mërzit më shumë kur je këtu?

Elvana Gjata: Po që s’jam e lirë. Këtu nuk jam e lirë të bëj gjërat që dua

Kryeministri Edi Rama: Pse çfarë do të bësh ti që po të pengojmë ne?

Elvana Gjata: Po të hidhem përpjetë, por në mes të rrugës. Se bëj dot se do gjykohem. Do thonë luajti mendsh Elvana.

Kryeministri Edi Rama: Si të hidhesh përpjetë në mes të rrugës?

Elvana Gjata: Të hidhem, të kërcej. Hë mund ta bëj?

Kryeministri Edi Rama: Të hidhesh përpjetë mes të rrugës mund ta bësh pa asnjë problem dhe bile do thonë hajde ta provojmë dhe ne se kushedi. Realisht s’je e lirë në sensin që të shqetëson në momente të caktuara që të njohin dhe të vijnë të thonë ‘hajde bëjmë një fotografi, më jep një autograf, të të puth pak apo?

Elvana Gjata: Kjo dihet, është dhe kjo, por jam mësuar me këtë. Gjërat që më mërzisin kanë të bëjmë me mentalitetin mendoj, me vrasin shumë gjëra ende, që anë të bëjnë në lidhje me pozicionin e femrës në Shqipëri. Këto gjëra më mërzisin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA