Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë në zonën e Unazës.
Një person ende i paidentifikuar ka grabitur nën kërcënimin e armës një pikë transfertash parash dhe më pas është larguar me biçikletë.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se grabitja ka qenë një shumë prej 40 mijë eurosh.
“ Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.“- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Top Channel