Dy të rinj janë kanë përfunduar të plagosur gjatë një konflikti në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 ku një 27-vjeçar B.P dhe një 20-vjeçar Sh.P, janë goditur me sende të forta nga një shtetas me iniciale G.L dhe kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.06.2023, rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit B. P., 27 vjeç, dhe Sh. P., 20 vjeç, të cilët gjatë një konlikti, janë goditur dyshohet me sende të forta nga shtetasi G. L. Grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas policisë, grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel