Përfundimi i 12 viteve shkollim u kremtua në një ceremoni diplomimi për maturantët e gjimnazit Qemal Stafa.
Me emocionet e rezultateve të provimeve të maturës, të rinjtë janë kapluar nga ethet e rrugëtimit arsimor drejt universitetit.
“Ajo që është më e rëndësishme dhe ngelet shumë vendimtare në këtë maturë është që këta nxënës arritën të sfidonin pandeminë, të sfidonin tërmetin, të sfidonin atë provim të klasës së 9 që nuk e bën dhe e kaluan me suksese maturën”, tha Klotilda Spahiu, drejtoresha e gjimnazit Qemal Stafa.
Bashkë me gjimnazistët, janë prindërit ata që kanë përjetuar me ta ngarkesën e maturës, stresin e zgjedhjes së degëve të studimit apo ndjesitë se si do të zbukuroheshin për festa, e që në fund të këtij cikli ju lexohet qartë në fytyrat e tyre krenaria për sukseset e fëmijëve.
Ndërsa në këtë mbrëmje diplomimi, maturantët nuk harrojnë të shprehin mirënjohjen për mësuesit e tyre që i kanë pasur dijet dhe këshillat e pakursyera.
“Një duartrokitje dhe falenderim për të gjithë mësuesit tanë që na mbështetën në këtë rrugëtim”, tha maturanti.
Top Channel