Erdogan krah Putinit, i shpreh mbështetje Rusisë në betejën me Wagner

24/06/2023 15:50

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk vonoi të telefononte aleatin e tij Vladimir Putin, për t’i shprehur mbështetjen në përballjen me ushtrinë private Wagner.

“Me iniciativën e palës turke Putin dhe Erdogan diskutuan rebelimin që po vazhdon në Rusi dhe Erdogan shprehu mbështetjen e plotë për hapat e ndërmarrë nga udhëheqja ruse“, thuhet në një deklaratë nga Kremlini zyrtar.

Presidenti turk i rizgjedhur së fundmi e ka konsideruar më parë veten një ndërmjetës në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Prej kohësh, Erdogan është shfaqur i afërt me homologun rus Vladimir Putin, ndërsa marrëdhënien mes dy vendeve e ka cilësuar “të veçantë”.

Ushtria ruse është vënë në gatishmëri për luftë ne qytetin e Voronezhit, të ndodhur mes Rostovit dhe Moskës ku sipas BBC, mercenarët e Wagnerit thuhet të kenë marrë gjithashtu nën kontroll disa struktura ushtarake, ndërsa një depoje karburanti i është vënë zjarri. Rusia ka rritur menjëherë sigurinë: interneti është kufizuar ndërsa në rrugët e Moskës janë parë tanke. Prigozhini e akuzoi ushtrinë ruse se ka nisur sulme vdekjeprurëse ndaj forcave të tij në Ukrainë, ku trupat e Wagnerit luftojnë përkrah trupave të rregullta, por Kremlini e hodhi poshtë një gjë të tillë duke folur për “provokim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA