Një grua ukrainase u dogj në të pasmet e saj teksa ishte ulur në një stol brenda një stacioni të metrosë në Romë.
Teksa priste që të mbërrinte treni, gruaja pati një ndjesi djegieje dhe shkoi në spital.
Mjekët në urgjencën e Vannini, gjetën djegie të shkallës së tretë në të pasmet e saj, për të cilat ishte i nevojshëm një operacion i menjëhershëm me transplant lëkure.
“U ula në karriget që janë në platformë drejt Terminit. Ishte i lagësht, mendova se ishte ujë dhe u ngrita. Pas një kohe lëkura filloi të digjet gjithnjë e më shumë. Më pas kuptova që të pasmet më ishin tërësisht të zeza dhe kuptova që isha djegur”, tha 58-vjeçarja ukrainase.
Specialistët e mjekësisë ligjore pohojnë se në sediljen ku ishte ulur gruaja ishte gjetur një shishe e vogël me një lëng në ngjyrë të verdhë.
Gruaja ka bërë një ankesë, dhe dëshiron të dijë arsyen se pse dhe nga kush ishte hedhur lëngu, përbërja e të cilit mbetet e pazbuluar.
Hetimet do të zbulojnë nëse lëngu në shishe ishte acid apo ndonjë substancë tjetër djegëse.
Top Channel