Dëbohet turisti australian që doli i dehur, gjysmë i zhveshur në rrugë në Indonezi (fotot)

24/06/2023 16:55

Autori i ka kërkuar ndjesë viktimës së abuzimit të tij dhe ka paguar një dëmshpërblim.

Një turist që ishte burgosur për sulm ndaj disa personave teksa ishte në gjendje të dehur dhe i zhveshur gjatë pushimeve në Indonezi, është kthyer mbrapsht në Australi, konfirmuan zyrtarët vendas.

Bodhi Risby-Jones, 23 vjeç, ishte arrestuar në prill në ishullin Simeulue në provincën konservatore muslimane Aceh, me akuzat se teksa ishte i pirë kishte abuzuar me vendasit dhe kishte sulmuar një peshkatar duke e lënë me plagë serioze.

Australiani u lirua më pas me anë të një procesi gjyqësor korrektues duke i shpëtuar dënimit të mundshëm me pesë vjet burg për akuzat e sulmit, thanë zyrtarë të emigracionit në rajon.

Procesi përfshinte kërkesë ndjese dhe pagesë kompensimi ndaj familjes së peshkatarit.

Muajin e kaluar rrjeti ABC News raportonte se dëmshpërblimi ishte 250 milion rupi ($15,000), plus pagesat e kujdesit shëndetësor. Viktima kishte kryer operacion në hundë dhe pësoi një infeksion serioz në këmbë.

Në pamje të publikuara Risby-Jones shihet të largohen nga burgu duke u përshëndetur me rojet, para se të shoqërohej në një autobus nga oficerët.

“Tani ndjehem mirë, jam i lumtur dhe mirënjohës, të gjithë më pritën mirë”, tha Risby-Jones i cili po qëndron në një qendër emigracioni para se të marrë biletat e avionit.

Aktet e dhunës nga të huajt janë të rralla në Aceh, provinca kryesore muslimane që ka fituar autonomi prej vitit 2001 pas disa dekadash rezistencë militante ndaj qeverisë.

FOTO GALERI
1/3
Bodhi Risby-Jones, 23 vjeç, ishte arrestuar në prill në ishullin Simeulue në provincën konservatore muslimane Aceh, me akuzat se teksa ishte i pirë kishte abuzuar me vendasit dhe kishte sulmuar një peshkatar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA