17/11 08:18
Grupi mercenar rus Wagner pretendon se po kontrollon të gjitha objektet ushtarake në qytetin jugor Rostov-on-Don, dhe ka raportime se po kontrollon edhe zonat ushtarake në Voronezh, qytet më në veri të Rusisë.
Rostov ka qenë shumë i rëndësishëm prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Ai gjendet në kufi me Ukrainën, dhe ka shërbyer si baza kryesore për komandën jugore të ushtrisë së Rusisë. Ky qytet ka rreth 1 milion banorë, ndërsa trupat ruse shpesh stacionohen aty, para se të dërgohen në Ukrainë.
Voronezh, një tjetër qytet rus jo shumë larg kufirit ukrainas, ka gati madhësinë sa Rostovi. Ky qytet gjendet mes Rostovit dhe Moskës, ndërsa njihet si qendër kryesore hekurudhore.
Top Channel