Pas 31 vitesh, bashkia e Shkodrës, ka ndryshuar drejtim dhe për herë të parë qytetarët shkodranë i kanë besuar një socialisti.

Benet Beci, ka marrë për sipër përgjegjësinë për t’i sjellë Shkodrës, zhvillimin që sipas socialistëve i ka munguar në gjithë këto vite.

Por çfarë presin qytetaret shkodranë, nga ky drejtim ndryshe ?

Për operatoret turistik, Shkodra ka gjithçka por duhet vetëm fryma e bashkëpunimit nga ana e Bashkisë.

Studiuesi i njohur Romeo Gurakuqi, njëherësh ish deputet i qarkut, teksa thekson se qeveria është në borxh me Shkodrën, thotë se puna duhet të nisë nga sigurimi i rendit dhe sigurisë në qytet në mënyrë që bashkia të punojë e qetë.

“Mbi të gjitha vendosja e rendit publik, kthimi në eficencë i administratës…shmangia e faktorëve jo qeverisës, jo legal në ndërhyrjet në politbërjen e qeverisjes së Shkodrës”, tha Romeo Gurakuqi, studiues, ish deputet.

Për kryetarin e ri, Gurakuqi, këshillon ndërtimin e një ekipi të këshillimit me specialistët më të mirë, të cilët duhet të kënë në fokus dy ndërhyrje emergjente, për zonën muzeale të Gjuhadolit dhe hyrjen e qytetit.

“Ka një nr ndërtesash të cilat janë të shkatërruara, shteti duhet të ndërhyjë, bashkia duhet të ndërhyj“, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA