Disa fshatra në fushën e Maliqit janë përfshirë këtë të shtunë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.

Breshëri rrezikon prodhimet bujqësore në zonës, sidomos për grurin i cili është pranë sezonit të korrjes. Situata më e rënduar paraqitet në fshatin Vreshtas.

Ndërsa një ditë më parë, një breshër i pazakontë shkaktoi dëme të mëdha në Fushë-Arrëz.

Në Fierzë, në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon dhe në fshatin Iballë, si pasojë e stuhisë është shkatërruar bujqësia dhe bletaria. Breshëri ka dëmtuar rëndë çatitë e shtëpive dhe mjetet e banorëve.

Top Channel