Forcat e armatosura të Ukrainës kanë ndalur një ofensivë ruse ndaj qyteteve Kupiansk dhe Lyman në lindje të vendit dhe po avancojnë në jug, ka pohuar një zyrtar i lartë ukrainas i mbrojtjes. 

Ne patëm beteja shumë të ashpra në drejtimet Kupiansk dhe Lyman, por ushtarët tanë ndaluan armikun atje”– tha zv. ministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar për televizionin ukrainas.

Ukraina është në fazat e hershme të kundërsulmit dhe thotë se ka rimarrë 8 fshatra, fitimet e para të rëndësishme në fushën e betejës për 7 muaj. Por Rusia ende mban një pjesë të territorit në Ukrainën lindore dhe jugore dhe forcat ukrainase nuk kanë arritur ende në linjat kryesore mbrojtëse që Rusia ka pasur muaj për t’i përgatitur.

“Ne kemi ende ngjarje kryesore përpara nesh. Dhe goditja kryesore s’ka ardhur ende. Në të vërtetë, disa nga rezervat që do të aktivizohen më vonë sipas planit,” tha Maliar. 

Ajo shtoi se forcat ruse ende synojnë të fitojnë kontrollin e të gjithë rajoneve Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore. Operacioni ushtarak i Ukrainës në jug po shkonte sipas planit dhe forcat e saj po përparonin, edhe pse fushat e minuara po i ngadalësonin ato, tha Maliar.

“Në ushtri, sipas raporteve dhe pozicioneve të tyre, gjithçka po ecën sipas planit, nuk është e nevojshme të pritet që ofensiva të jetë diçka shumë e shpejtë.  Ne po përparojmë çdo ditë, çdo ditë. Po, është gradual, por forcat tona po fitojnë një terren në këta kufij dhe ato po përparojnë vazhdimisht.” 

Moska nuk i ka pranuar arritjet e fundit ushtarake të Ukrainës. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA