“Trendi” vazhdon, matematika publikohet pak minuta pasi nis provimi për klasat e nënta

23/06/2023 10:24

Teza e provimit të matematikës për minimaturat është publikuar në rrjetet sociale, vetëm pak minuta pasi ka nisur provimi.

Kjo shkelje ka ndodhur këtë vit në të gjitha provimet e maturës dhe tani në testet e lirimit, ndonëse në fillim Ministria e Arsimit njoftoi për rregulla më të rrepta që do të pengonin kopjimin dhe përdorimin e celularëve.

Rreth 30 mijë nxënës të klasave të nënta po testohen sot në njohuritë për matematikën.

Në datën 20, u zhvillua provimi i gjuhës shqipe, ndërsa 26 qershor, nxënës që përmbyllin ciklin nëntë vjeçar të studimeve do të testohen në testin e tretë dhe të fundit, atë të gjuhës shqipe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA