Sfida për të kaluar me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, Eva Buzo: Kandili i detit më pickoi në krah dhe më uli ritmin

23/06/2023 21:58

Notarja Eva Buzo u detyrua ta lërë në mes sfidën e saj për të përshkuar me not kanalin e Otrantos.

E nisur nga Italia drejt Vlorës, Buzo pati probleme shëndetësore 27 orë pas qëndrimit në ujë. Ajo u dërgua drejt spitalit ku pasi mori ndihmë mjekësore doli në një konferencë për mediat dhe rrëfeu gjithë rrugëtimin e saj.

“E kam nisur me ngadalë notin në det dhe kur të binte mbrëmja do kisha mundësi të notoja më te shpejte, por kjo nuk ndodhi pasi një kandil deti më goditi në krah dhe kjo ma uli ritmin e notimit, po ashtu dhe era apo anijet që lundronin aty ndikuan në ritmin e shpejtë të notimit. Kur nisa që të notoj gjatë darkës ka rënë një mjegull e dendur, po ashtu ajo kishte e efektin e saj në frymëmarrje, dhe të gjitha këto bën që të mos e përfundoja garën.”- u shpreh Eva në konferencë.

Ndërkohë trajneri i Evës tregon se ajo bëri të pamundurën duke dhënë 100% të mundësive të saj.

“Në 10 km e fundit desha që ta shtyja të përfundonte sfidën , por megjithatë faleminderit Evës dhe i jemi mirënjohës për çka ajo bëri.”- u shpreh ai.

Eva rrëfeu se e mori iniciativën në nder të gjyshit të saj i  cili kishte lunduar në Shqipëri para se të emigronte drejt Australisë.

Lexo edhe: Eva Buzo nuk është e vetmja! Kush ishte avokati italian që tentoi të vinte me not nga Italia para 38 vitesh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA