Rrezikonin mbytjen, shpëtohen qindra emigrantë në ishujt Kanarie!

23/06/2023 11:01

Gati 230 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie të Spanjës, një ditë pasi zyrtarët spanjollë raportuan vdekjen e mbi 30 refugjatëve në këtë zonë.

Shërbimet e urgjencës thanë se emigrantët po udhëtonin me gomone pranë ishujve Lanzarote dhe Gran Kanaria në Atlantik. Disa prej tyre u dërguan në spitale, por nuk kanë lëndime serioze.

30 emigrantët që humbën jetën më herët po udhëtonin me një gomone e cila u fundos pranë Gran Kanarias. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e një mituri dhe një burri, ndërsa arritën të shpëtojnë 24 persona të tjerë. Organizatat bamirëse, Ëalking Borders dhe Alarm Phone, pretendojnë megjithatë se në atë gomone ndodheshin rreth 60 vetë dhe se mes të mbyturve janë katër gra dhe një foshnje ndërsa të zhdukurit konsiderohen rreth 35-at.

Të dyja organizatat nën fjalë  monitorojnë mjetet me të cilat udhëtojnë emigrantët dhe komunikojnë me pasagjerët e tyre apo të afërmit e tyre. Sipas agjencisë së lajmeve Efe, një anije  shpëtimi spanjolle, Gardamar Caliope, ishte vetëm rreth një orë larg nga gomonia kur ajo u fundos në 20 qershor, por nuk e ndihmoi me pretendimin se operacioni ishte marrë përsipër nga zyrtarët marokenë.

Këta të fundit dërguan një anije patrullimi në zonë mëngjesin e së mërkurës, dhjetë orë pasi gomonia ishte pikasur nga avion spanjoll. Ministria e Brendshme e Marokut nuk iu përgjigj pyetjeve të BBC-së mbi këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA