Policia Rrugore shkon në “sitë” rrugët e kryeqytetit! Në kërkim shkelësit e përsëritur që s’kanë paguar gjobat

23/06/2023 15:18

Policia Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet në varësi të DVP Tiranë, kanë vënë sot në zbatim të planin operacional për kontrollin e automjeteve dhe motomjeteve që qarkullojnë ndërkohë që kanë disa masa administrative të pashlyera, me qëllim evidentimin e këtyre drejtuesve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se janë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet, si dhe janë kontrolluar në total 932 mjete dhe motomjete.

102 prej drejtuesve të kontrolluar kanë rezultuar se kanë kaluar afatin një-mujor të shlyerjes së masave administrative dhe po kryhen veprimet procedurale nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, ndërsa janë këshilluar për shlyerjen e tyre, drejtuesit e automjeteve që janë brenda afatit njëmujor.

Plani operacional do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA