Një alternativë më shumë për Sylvinhon, lojtari dardan merr pasaportën shqiptare

23/06/2023 20:29

Mirlind Daku ka marrë zyrtarisht pasaportën e Republikës së Shqipërisë dhe mund të luajë pa probleme me kombëtaren kuqezi.

Sulmuesi nga Gjilani e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Mura në Slloveni, duke shënuar 22 gola. Ndërkohë që ka edhe një vit kontratë me kroatët e Osijekut.

Pavarësisht rendimentit të mirë dhe numrit të kënaqshëm të golave, Daku nuk është preferuar nga Alain Giresse. Ish-trajneri i Kosovës nuk e ftoi për sfidat eliminatore të Euro 2024.

Sulmuesi potent, me një teknikë të admirueshme për shtatlartësinë që Ka (1.92 m), e ka veshur pesë herë fanellën e dardanëve. Për herë të fundit në nëntorin e vitit 2020. Të pesë ndeshjet kanë qenë miqësore, kështu që Dakut i lejohet të luajë për një Kombëtare tjetër.

Atë kuqezi, me brazilianin Sylvinho që tashmë do të ketë një alternativë më shumë për repartin e sulmit.

Mirlind Daku ka luajtur edhe 12 ndeshje zyrtare me ekipin e 21-vjeçarëve të Kosovës. Hapat e para të karrierës i hodhi te Hajvalia.

Më pas aventurat me Llapin, Kukësin dhe Ballkanin. Ndërkohë që prej verës së vitit 2018 është pjesë e Osijekut, që pagoi 60 mijë euro te Llapi./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA