23 korriku do të jetë data e përsëritjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë.

Projektvendimi do të miratohet të hënën gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten në datën 23 Korrik 2023. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”, njofton KQZ.

Kolegji Zgjedhor ka marrë më 15 qershor vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë, duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e cila shqyrtoi ankimin e kandidatit Shkëlqim Hoxha dhe koalicionit “Berisha-Meta”.

Një vendim i tillë u dha për shkak të diskutimit ‘a është vendqëndrim apo vendbanim burgu’.

Gjykata kushtetuese e ka bërë të qartë prej 2007 ku dhe shprehet se për zgjedhjet vendore ligjvënësi e lidh të drejtën e votës me vendbanimin, kurse në zgjedhjet e përgjithshme jo.

Por që sipas ligjit vendbanim është vendi ku shtetasi për shkak të punës, shërbimit të përhershëm , ndodhjes së pasurisë dhe interesave të veta qëndron në të shumtën e kohës. Në këtë kuptim, burgu është vendqëndrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA