Demonstrata e Shkodrës/ “Mijëra u mblodhën rreth statujës së Stalinit dhe rrinin në pritje”, Gjergj Livadhi për “Exclusive”: Aty kuptuan se na kishin arrestuar 21/12 23:07
Pirgje me mbeturina, ky është imazhi mikpritës i kësaj fundjave në pikën turistike të Thethit.
Mbeturinat tashmë po bllokojnë edhe rrugën hyrëse për në fshat. Koshat e mbeturinave janë lëvizur nga zona e përcaktuar dhe persona të papërgjegjshëm i kanë zhvendosur në anë të rrugës.
Për shkak të mbetjeve të shumta të këtyre ditëve dhe mos pastrimit në kohë, mbeturinat kanë përfunduar në rrugë.
Kryebashkiaku i ri, Benet Beci, i cili sapo ka marrë detyrën, i ka kërkuar firmës kontraktuese që të zbatojë kontratën në pastrimin e pikës turistike, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap.
Top Channel