Ekipi i nëndetëses “Titan”, pa asnjë shans mbijetese

23/06/2023 09:40

Pas kërkimit të ethshëm tani lajmi i trishtë. Pas gjetjes së disa pjesëve të nëndetëses zhytëse, “Titan”, marina amerikane konfirmoi se duhet të ketë pasur një “implozion katastrofal”.

Të gjithë pasagjerët e nëndetëses që synonte të vizitonte rrënojat e Titanikut kanë ndërruar jetë. Nuk dihet gjë për kohën e shpërthimit, e është ende “herët” të thuhet, u shpreh kreu i marinës amerikane për Verilindjen, John Mauger në Boston. Sipas një raportimi marina amerikane kishte regjistruar një implozion të mundshëm të mininëndetëses të dielën, pasi aparatet speciale të saj, kapën sinjale nën ujë, kjo menjëherë pas ndërprerjes së kontaktit me “Titan”, ka shkruar “Wall Street Journal”.

Por rasti nuk ishte i qartë përfundimisht, prandaj kërkimet vazhduan.

“Titan” ndodhej në rrugën e ekspeditës në anijen e fundosur në vitin 1912, “Titanic”. Rreth 1 orë e 45 minuta pas fillimit të ekspeditës kontakti u ndërpre. Forcat amerikane dhe kanadaeze të shpëtimit filluan një operacion të gjerë kërkimi në një zonë prej 700 km.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA