Bashkimi Europian i dha dritën jeshile paketës së 11-të të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, përmes së cilës zgjerohen disa kufizime të mëhershme dhe listës së masave të mëhershme i shtohen me dhjetëra entitete të reja.
Përmes kësaj lëvizjeje, Brukseli po kërkon t`ua bëjë të pamundur vendeve dhe kompanive të tjera që t’i anashkalojnë sanksioneve e e vendosura më parë. Këtë radhë, blloku po kërkon të sigurohet që sanksionet e BE-së kundër Rusisë “të zbatohen edhe më mirë, bazuar në mësimet e nxjerra nga zbatimi i tyre gjatë vitit të kaluar”.
Masat e fundit synojnë që mallrat dhe teknologjia kyçe në ndihmë të makinerisë ruse të luftës të mos mbërrijnë në Rusi përmes vendeve që tregtojnë me BE-në. 87 entitete të tjera iu shtuan listës së sanksioneve, për të cilat blloku thotë se “po e mbështesin drejtpërdrejt kompleksin ushtarak dhe industrial të Rusisë në luftën kundër Ukrainës”. Këto kompani, nga sa pohuan zyrtarë të lartë europianë, janë të regjistruara në Kinë, Uzbekistan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Siri dhe Armeni.
Në deklaratë theksohet se janë u vendosur sisteme në disa vende për monitorimin, kontrollin dhe bllokimin e rieksportimit. “Shifrat anormale të tregtisë për disa produkte apo vende shumë specifike janë dëshmi e fortë e faktit se Moska po përpiqet në mënyrë aktive t’i anashkalojë sanksionet.
Kjo kërkon që ne t’i dyfishojmë përpjekjet tona në trajtimin e shmangies së masave tona, dhe t’u kërkojmë fqinjëve tanë bashkëpunim edhe më të ngushtë”, pohohet në deklaratë.
Top Channel