Dy menaxherë të dy lokaleve në Tiranë po ndiqen penalisht pasi vendosnin muzikë të lartë, duke prishur kështu qetësinë publike.
Gjatë kontrolleve, në një lokal në Yzberisht dhe në një lokal në Unazë të Re, policia ka konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.
Menaxherët e lokaleve A. B., 32 vjeç, dhe K. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Tiranë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike.
Prishën qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalet që menaxhonin, procedohen penalisht 2 shtetas.
Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.
Gjatë kontrolleve, në një lokal në Yzberisht dhe në një lokal në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për secilin nga menaxherët e lokaleve, shtetasit A. B., 32 vjeç, dhe K. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel