Të paktën 209 pakistanezë mes viktimave të barkës së fundosur në Greqi (fotot)

22/06/2023 17:23

Agjencia federale e Hetimit në Pakistan tha sot se të paktën 181 njerëz nga Pakistani dhe 28 nga zona pakistaneze e Kashmir, janë mes viktimave të katastrofës më të rëndë detare në Mesdhe të javës që shkoi.

Zyrtarët thanë se informacionet vinin nga familjet e të humburve që pretendonin se të dashurit e tyre kishin marrë anijen fatkeqe të përmbysur pranë brigjeve të ishujve grekë, teksa numri i viktimave mund të kalojë 500.

Zyrtarët grekë thonë se 110 të vdekur janë konfirmuar deri tani, ndërsa nga 104 të mbijetuar të tragjedisë, vetëm 12 ishin pakistanezë.

Qindra të tjerë nga kombësi të ndryshme përfshirë egjiptianë, sirianë e palestinezë besohet të kenë qenë në bordin e mjetit, teksa dëshmitarët thonë se në barkë mund të ketë pasur nga 400 deri në 750 njerëz.

Barka kishte qenë në kontakt dhe më pas e ndjekur nga një anije e rojës bregdetare greke para aksidentit, ndërsa hetimet ende vijojnë për përmbysjen e saj më 14 qershor rreth 80km larg ishullit grek të Pilos.

Familjarët e fatkeqëve thanë për rrjetin Al Jazeera se kishin paguar 2.2 milion rupi pakistaneze secili ($7,000) te ndërmjetësit e trafikantëve për të gjetur mundësi emigrimi jashtë vendit.

Tragjedia në brigjet greke është incidenti tretë madhor që prej shkurtit ku emigrantë e refugjatë nga Pakistani humbasin jetën në det.

FOTO GALERI
1/5
Adil Hussain thote se babai i tij 43 vjecar Matloob, ishte ne barken e tragjedise

Top Channel