Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë do të shkojë në Bruksel pas ftesës së shefit të Politikë së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, por nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha për mediat serbe se Kurti mban ligjërata dhe se takimi me të nuk ka kuptim.

“Me të nuk ka çfarë të diskutohet. Ai diskutim nuk ka kuptim”, tha Vuçiç, gjersa shtoi se Kurti mban ligjërata për Enver Hoxhën, Adem Demaçin, Marksin, etj.

Presidenti i Serbisë pohoi se do të takohet me Borrellin.

“… Por do të dëgjoj se çfarë po kërkohet nga Serbia”, tha ai.

“Do të shkoj në Bruksel, të diskutoj me Borrellin 1 orë, 2 orë, 10 orë, por me Kurtin nuk kam çfarë”, ka thënë Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA