Sot dita më e nxehtë e muajit/ Temperatura përvëluese në disa qytete, ja sa pritet të shkojë termometri

22/06/2023 11:11

Kjo e enjte mund të jetë dita më e nxehtë e muajit, pasi termometri pritet të prekë 37 gradë C.

Temperaturat përvëluese pritet të jenë në Berat, Elbasan, Cërrik dhe Dimal, sipas Meteoalb.

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta kanë përfshirë territorin shqiptar si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane.

Por për të gjithë ata që kanë vendosur të pushojnë buzë detit këtë fundjavë, moti rezervon surpriza të dielën. Vranësirat dhe reshjet lokale do jenë prezente edhe gjatë javës tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA