Shoqata e prodhuesve të bukës është kundër kërkesës së ERRE që furrat e bukës që nuk prodhojnë vetëm bukë por edhe produkte të tjera, të mos paguajnë më çmimin e kompensuar të energjisë nga shteti prej 7.6 lekë për kë/h por të tarifohen si të gjithë bizneset me 18 lekë kë/h.

Shoqata kërkon tarifa të ndryshme energjie më të ulëta se çmimi i tregut dhe kërkojnë vëmendjen e qeverisë në kushtet kur shprehen se i janë rritur çmimet e lëndëve të para.

“Furrat e bukës që prodhojnë e shesin bukë, të jenë në ambient fizik të ndarë pa certifikatë pronësie dhe me sahat matës të veçantë, me tarifimin 7.6 lek për kW. Furrat që prodhojnë bukë dhe prodhime brumi, të kenë tarifimin alternativ 9.5 lek kW ose të studiohet me grup të përbashkët. Prodhimi dhe shitja e pastiçerisë dhe brumërave ku nuk ka prodhim buke, të jetë me tarifimin 140 lek”, tha Gëzim Peshkepia, kryetar i shoqatës së Prodhuesve të Bukës.

 Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë në raportim për deputetet ka shprehur se vendosja e dy sahateve të veçanta në një ambient të përbashkët është një praktikë që nuk mund të vazhdojë më.

Por për shoqatën ndarja e ambienteve me dy certifikata të ndryshme pronësie sjell një sërë vështirësish si nga ana tatimore por edhe në plotësimin e standardeve të tjera që kërkohet për bizneset në fushën e ushqimit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA