Gati 50% e të punësuarve sezonalë në turizëm në Gjirokastër dhe Sarandë vitet e fundit janë studentë apo të rinj nën moshën madhore.

Ata shpesh janë të nënpaguar për shkak të mungesës së përvojës pavarësisht orëve të gjata në punë të paktën prej majit deri në fund të shtatorit. Shumica e studentëve kërkojnë një vend pune për të mbuluar shpenzimet e shkollimit por tregu turistik ka kritere specifike dhe kërkon kualifikime në fushën e shërbimeve, menaxhimit, kujdesit ndaj klientit dhe shitjeve. Bizneset në bregdet kanë qenë më miqësore me këtë kategori përgjatë dekadës së fundit ndërsa vitet e fundit puna në zonën historike në Gjirokastër gjithashtu po reflekton këtë qasje.

Ajo që vërehet gjithnjë dhe më shumë është një hendek mes kërkesës së tregut për punonjës të kualifikuar apo të edukuar në turizëm dhe edukimit universitar e profesional. Shumica e studentëve kryejnë punë që nuk kanë lidhje me profilin e tyre të studimeve. Kristjana Kaçi që menaxhon kërkesat për punësim të të rinjve thotë se tregu ka nevoja të shumta që për momentin është e vështirë të adresohen të gjitha.

Sfidat të tjera që përballin bizneset që realizojnë kontrata sezonale lidhen me paqëndrueshmërinë e stafeve dhe numrin e pamjaftueshëm të të punësuarve. Që prej vitit 2021 kanë marrë pjesë në programet e nxitjes për praktika profesionale rreth 80 studentë një shifër që është ende shumë larg kërkesës së rajonit. Nga ana tjetër që prej vitit 2021 turizmi ka njohur një rritje në shifra me të paktën 30% në të gjithë rajonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA