Perëndimi i kërkon Argjentinës të tregojë për ‘nëndetësen e arratisjes naziste’ pas Luftës II Botërore (fotot)

22/06/2023 15:31

Grupe kërkuesish të nazistëve të arratisur pas fundit të Luftës së Dytë Botërore kanë deklaruar se Argjentina duhet t’i japë fund heshtjes për një nëndetëse naziste që besohet se ka ndihmuar dhe kreun nazist Hitler për t’u arratisur drejt Amerikës Latine.

Rrënoja 80m e gjatë është gjetur në Quequén, një port në Argjentinën qendrore, nga grupi kërkimor Eslabón Perdido (Hallka e humbur) shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Drejtuesi tyre Abel Basti, beson se nëndetësja naziste mund të ketë transportuar Hitlerin drejt ‘një jete të re’ në Amerikën Latine, edhe pse teoria e pranuar gjerësisht është se ai kreu vetëvrasje në bunkerin e Berlinit në prill 1945.

Zhytësa dhe ekspertë qeveritarë kanë ekzaminuar rrënojën pas konfirmimit të gjetjes së saj vitin e kaluar nga Buenos Aires, por ato që janë gjetur në të mbeten ende mister.

Tashmë qendra Simon Wiesenthal – që merret me gjuetinë e nazistëve të arratisur, bën thirrje për Argjentina t’i japë fund heshtjes për zbulimin.

Përfaqësuesi Ariel Gelblung, tha: “Mendoj se qeveria ka detyrim të na tregojë për këtë, nëse ka diçka reale apo jo”.

“Ata duhet të japin një opinion pasi kjo heshtje është shumë e dyshimtë. Është shumë e rëndësishme të dimë nëse është një nëndetëse naziste apo jo, sepse kjo do të ndryshonte teoritë që njohim.”

“Ne e dimë për tunelet apo se të tjerë kanë ardhur me avionë, njerëzit kanë folur dhe për nëndetëse por askush nuk i ka gjetur. Ky është një shans që kemi për të kuptuar”.

Themeluesi i partisë Justicialiste të Argjentinës, Juan Perón, raportohet se ka mirëpritur asokohe nazistët që largoheshin nga lufta, shkruan Daily Mail.

Prandaj Dr Gelblung, tha se kërkonte transparencë.

“Qeveria aktualisht në pushtet atje ka lidhje me Perón prandaj duhet të japin disa përgjigje.”

“Ata duhet të thonë nëse kanë gjetur diçka apo nëse duan të bashkëpunojnë, por kjo heshje nuk është e mirë”.

Dr Gelblung shtonte se nuk besonte se Hitleri ishte vendosur në Argjentinë pas luftës: “Por gjithsesi qeveria atëherë i ka ndihmuar”.

Qendra tha se nuk janë të sigurtë nëse imazhet tregojnë vërtet një nëndetëse naziste të zbuluar, por zhytësi arkeologjik italian Fabio Bisciotti, tha se shumë detaje tregonin për origjinën e saj gjermane.

Vitin e shkuar prefektura detar e Argjentinës kishte kryer inspektimit e rrënojës dhe nuk dha komente për zhytjen e tyre.

Por sipas ‘gojëdhanave’ të treguara në një artikull të 2021 të rrjetit vendas La Arena, polici Luis Mariotti kishte shkuar të hetonte raportimet për zbarkimin e një nëndetëseje në 1945 në plazhin e Moromar, ku ishte ndaluar të afrohej nga njerëz ta armatosur.

Edhe disa dokumente të deklasifikuara të FBI përmendin mbërritjen e Hitlerit në 1945 me nëndetëse, në gadishullin Valdes– rreth 500 km në jug të rrënojës së zbuluar të nëndetëses.

“Deri në një verifikim të plotë nga autoritetet argjentinase, duhet të tregohemi të kujdesshëm me çështjen”, tha studiuesi historik britanik Steven Woodbridge për Daily Mail.

 

FOTO GALERI
3/5
Tashmë qendra Simon Wiesenthal – që merret me gjuetinë e nazistëve të arratisur, bën thirrje për Argjentina t’i japë fund heshtjes për zbulimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA